Elmaz Sherifi: “Ismail Qemali” dhe dorëheqjet e ministrave të brendshëm!

228
Sigal

Një deputet i Vlorës e njehësoi Ramën, me Ismail Qemalin. Ai u shpreh publikisht e plot pasion, se një herë në njëqind vjet, vjen ky fat. Para njëqind vjetëve erdhi Ismail Qemali! Tani Rama! Deputeti ka “guximin e të mençurit”, kur e krahason Ismail Qemalin me Ramën. Por cila duhet të jetë përgjigjja, përse gjatë qeverisjes së “Ismail Qemalit” japin dorëheqje ministrat e brendshëm? Me dorëheqje u largua ministri Saimir Tahiri, kur ai kishte vlerësimin më të lartë nga Rama, kur u emërua dhe mese të lartë, kur u largua! Xhafa u konsiderua ministri më i mirë kur zëvendësoi Saimirin, dhe akoma më i mirë, kur “dha dorëheqje”. Për Lleshin Rama pati lëvdata të mëdha kur e emëroi edhe në kundërshtim me ligjin, kur Kryetari i Shtetit e anulloi dhe me super lëvdata, kur ai dha dorëheqje. Si e shpjegoni ju miq, ministrat japin dorëheqje, si akt moral, politik, individual, apo “një forcë e padukshme” i detyron të largohen? Po “Ismail Qemali, çfarë u kurdis ? Se nuk shkon, që edhe të jesh plot suksese, edhe të japësh dorëheqje!