Një fallsifikim i deklaratës së Komisionit te Jashtëm në Parlamentin Europian korrigjohet me ndërhyrjen e Raporterit David Lega

231
Sigal

Në hyrje të raporiti për Shqiperinë të votuar dje me konsensus të gjerë në Komisionin e Jashtëm shënohej se : “mbështesim thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare pa vonesë në vijim të përmbushjes së plotë të kushteve të caktuara nga Këshilli Eurpian

(Supports the convening of the first intergovernmental conference without further delay, following the complete fulfilment of conditions set by the European Council ). Por në njoftimin e shtypit të komisionin pasazhi me kushtet çuditërisht ishte hequr duke dhënë një përshtypje të pavërtetë mbi raportin konsensual.

Raporteri për Shqipërinë David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.
Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” Lega