Blushi, mazhorancës: Ja si mund ta zgjidhni krizën me opozitën

454
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se vendi është në krizë dhe qeveria nuk ka aftësi për ta zgjidhur.

Blushi: Për çfarë arsyesh parlamenti është bllokuar në 40% të tij, reforma në drejtësi është e bllokuar, negociatat u bllokuan, zgjedhjet mund të shtyhen. Çfarë duhet më shumë për krizë?Ka provuar se krizat kthehen në ortek.Jemi një vend ku ekonomia është shumë e brishtë dhe mkund të rrokullohet kollaj, një end që humb vende pune, në periferi të BE, vend ku 3-4 vende përreth janë në krizë. Shihni Maqedoninë, Kosovën.

Edhe sot pashë mazhorancën, shumicën që grindet për arsye që e thellojnë krizën nëse ndodhin. Kam katër vjet që flas për kanabisin dhe nuk kam hyrë në asnjë tender dhe as nuk hyj me koalicionin tuaj.Ministri i ri i Brendshëm duhet të vinte sot dhe të thoshte se çfarë plani ka për luftimin e kanabisit.

Nuk kam shpresë që kjo klasë politike mund të zgjidhë këtë krizë në mënyrë autonome.

Ju mendoni se kjo nuk ka pse zgjidhet, mendoj se mund të zgjidhet dhe pse nuk ka shpresë. Ti kërkojë komunitetin ndërkombëtar të sjellë më shumë vëzhgues në zgjedhje. Roli i policisë është në dyshim për këto zgjedhje dhe nuk është rastësi pse u ndërrua Ministri i Brendshëm. Edhe partia e dytë e koalicionit është ankuar. Roli i policisë mund të jetë në monitorim më të madh.Dy momentet më delikate në muajt e ardhshëm janë zgjedhjet dhe kanabisi. Kufizimi i shpenzimeve në fushatë . Numërimi elektronik.
Sigal