Kryeministri Rama ironi me Bashën për Vetingun në politikë: S’kam shans të marr pushtetin

500
Sigal

As mazhoranca, por as opozita nuk e kanë marrë seriozisht problemin e katharsisit të politikës , siç është nisma e Opozitës së Bashkuar. Mazhoranca, nuk e pranon, duke thënë se katharsisin e politikës do ta bëjnë SPAK dhe BKH, dhe reforma në drejtësi. Opozita, edhe pse ka depozituar nismë kushtetuese për të bërë vettingun në politikë, ende nuk ka zbardhur mekanizmat ligjorë, se si do të bëhet vettingu, duke pretenduar, që të miratohet nisma dhe paskëtaj të diskutohet procedura e bërjes së vettingut në drejtësi. Dje, kryeministri Rama u mundua që të zhvlerësojë politikisht, nismën e opozitës për të bërë vettingun në politikë. Pas akuzave publike të kryetarit të PD Lulzim Basha për qeverinë ‘Rama’ se kjo e fundit ka lidhje me krimin, kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi. Në këtë linjë Rama shkruan në ‘Twitter’ se, nuk do të ketë shans për të marrë pushtet me zgjedhje. Po ashtu ai i ka dhënë një përgjigje rivalit të tij politik, se ishte pro vettingut. Kryeministri Rama shkruan: “Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Vetting për lidhjet e tij me krimin?!”, shkruan Rama.