Analiza/ “Ballkani i Hapur“ pas pushtimit të Ukrainës

226
  • Prof.Paskal Milo: Nuk ka më argumenta në favor të “Ballkanit të Hapur” pas pushtimit të Ukrainës.
  • Kim Mehmeti: Projekti i “ Treshes”, për “Ballkanin e Hapur” si gomë rezervë nën çadrën ruso-serbe kundër NATO-s
  • PE miraton rezolutën pro Ukrainës për statusin “kandidat” për në BE
Sigal

 

Paskal Milo: Nuk ka argumenta në favor të “Ballkani i Hapur” pas pushtimit të Ukrainës

Paskal Milo, ka folur për agresionin në Ukrainë dhe ndikimin në projektin “Ballkani i Hapur”, veçanërisht pas faktit që Serbia nuk e dënoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.Serbia është një model rus në Ballkan. Kështu ka qenë historikisht, që nga lufta e parë botërore dhe këtej. Duhet ta pranojmë që ka mundësi destabilizimi rajoni, sepse Serbia ka lidhje të gjithanshme me Rusinë dhe e ka të vështirë të shkëputet pavarësisht karrotave që i ofron BE. E tregoi me qëndrimin që mbajti tani.

A ka vdekur ideja e Ballkanit të Hapur?

Paskal Milo: Shumë gjëra në komentet dhe analizat më mbresëlënëse është që fillon një epokë e re e marrëdhënieve ndërkomëbtare me këtë që po ndodh në Ukrainë. Një rirregullim i sistemit ndërkombëtar.

A duhet ë tërhiqet Rama nga Ballkani i Hapur?

Paskal Milo: Ballkani i Hapur është vendosur në pikëpyetje të madhe. Dyshimet që ekzistonin për projektin, me qëndrimin që mbajti Serbia, rrëzon vetëveten. Nuk ka argumenta që mund të gjesh në favor të saj.

Ndërtoni paqe, por duke u bërë gati për luftë!

Nga Kim Mehmeti

 

Pra, nuk u shpjegua sa duhet se si ‘gomë‘ rezervë për mbrojtjen tonë, kemi edhe projektin e përkrahur nga Piktorit dhe kryetari i BDI-së, ‘Ballkanin e Hapur’, andaj nëse do na ‘tradhtonte’ NATO-ja, Vuçiqi do na mbulonte me çadrën mbrojtëse ruso-serbe?!

Në emisionet e shumta debative, ekspertët dhe opinionisët tanë, shpjeguan se ku qëndron Ukraina dhe cilat janë qëllimet e Rusisë. Siç shpalosën qartë se ne si popull, s’kemi pse brengosemi as për të ardhmen tonë, as nga rreziku i përhapjes së luftës, ngaqë do na ushqejë BE-ja, e do na mbrojë NATO-ja?!Madje, sa i përket mbrojtjes ushtarake të shqiptarisë, edhe nuk u tha e gjithë e vërteta dhe nuk u shpjegua sa duhet se në njëfarë mënyre, jemi në mbrojtje të dyfishtë. Pra, nuk u shpjegua sa duhet se si ‘gomë‘ rezervë për mbrojtjen tonë, kemi edhe projektin e përkrahur nga Piktorit dhe kryetari i BDI-së, ‘Ballkanin e Hapur’, andaj nëse do na ‘tradhtonte’ NATO-ja, Vuçiqi do na mbulonte me çadrën mbrojtëse ruso-serbe?! Por, çka do që të thuhet për rreziqet që i kanosen botës, mbetet e vërteta se jetojmë në kohë kur fare nuk vlen ajo që do na e ofrojnë të tjerët, nëse ne asgjë nuk bëjmë për vetveten. Dhe se në këtë mjegull ku shumë çka nuk mund të shihet qartë, një gjë dihet: duhet të dalim nga trimëria e çiftelive me dy tela, si dhe nga mahnitja nga atdhetarizmi i burrështetasve ukrainas, e të bëjmë çmos që të rigjejmë Adem Jasharin në vetvete. Pra çka do që të thuhet, ne jetojmë në kohë kur gjithnjë e më qartë do shihet se jo gjithmonë dhe, jo njësoj, kjo botë ka ndje dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave. Dhe nëse nuk je popull që bënë të duhurën që ta mbrosh e ta ushqesh vetveten, atëherë kotë e ke të shpresosh se bota do rrotullohet rreth boshtit të së drejtës tënde dhe dhembshurisë ndaj teje.Në këto kohë pra, ne gjithnjë e më shumë do përballemi me të vërtetën se jemi në duart e politikanëve tanë, që janë vëllezër etnik, por që gjithmonë janë grindur e do vazhdojnë të grinden mes veti, ngaqë kurrë nuk i kanë pasur motra kuletat e mbushura nga hajnia. Por çka do që të thuhet, ka diçka që mbetet e gjithëkohshme: se gjithmonë, vetëm monstrat e kanë thirr luftën, por sot vetëm budallenjtë shtiren se atë nuk e kanë mjaftueshëm afër. Andaj duhet thënë shqiptarisë shkurt e shqip: Ndërtoni paqe, por duke u bërë gati për luftë!

PE miraton rezolutën me 636 vota pro Ukrainës për marrjen e statusit ‘kandidat’ për në BE

Parlamenti Evropian është shprehur pro marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian për Ukrainën. PE miratoi me 636 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime rezolutën për marrjen e vendit kandidat. Sakaq, më herët Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

“Ne duhet të provojmë se oligarkët rusë nuk duhet të jenë të mirëpritur në hapsirën tonë. Ne e kemi bllokuar propagandën e Kremlinit në çdo hapsirë. Europa qëndron e bashkuar për të ecur më përpara. Ne e njohim dhe e dimë prespektivën dhe kemi mirëpritur kërkesën e Zelenksy-t për të pranuar Ukrainën në BE. Ky Parlament Evropian, ne do të ndalojmë çdo tentativë të Kremlinit për t’u futur në PE sepse agresorët që nisin luftën nuk kanë asnjë vend në shtëpinë e demokracisë. Evropa nuk do të ketë më asnjë akses tek gazi i Kremlinit, pra nuk do t’i mbajë shpresat aty dhe gjithashtu sistemi ynë i energjisë nuk duhet të jetë i varur nga Kremlini. Ka të bëjë me disa sanksione të forta që do të ndërmerren. Ne nuk mundemi më që të shesim pasaporta për njerëzit e Putin-it. Evropa duhet të lëvizë për të pasur mbrojtje të Unionit. Ne duhet të luftojmë dhe pikëpamjet e Kremlinit në lidhje me këtë çështje. Këtu nuk ka asnjë falje ndaj atyre që nisin luftën. President Zelenksy faleminderit, ne jemi bashkë tani dhe do të jemi bashkë në të ardhmen dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës“, tha ajo në fjalimin e saj në PE.

Kërkesa erdhi pas një bisede telefonike që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, zhvilloi me Zelenskyyn që Ukrainës ti jepej anëtarësia e menjëhershme në BE. Ndërkohë që beteja vazhdon në tri qytete Mariupol, Kharkiv dhe Çernihiv.