Edhe sa do të zgjasë izolimi? Rama: Kjo është luftë, strategjia është për të ulur shpejtësinë e përhapjes së virusit…

402
Sigal

Kryeministri Edi Rama nuk dha një periudhë të saktë kohore se sa do të zgjasë izolimi në Tiranë dhe Durrës, ndërsa tha se kjo është një masë drastike, si pjesë e strategjisë për të ulur shpejtësinë e përhapjes së virusit.

Gjatë lidhjes me Skype për emisionin “Opinion”, Rama tha se gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa bëri edhe njëherë apel që qytetarët të shmangin lëizjet.

“Kjo është luftë dhe nëse në luftë të gjitha tregohen në një ditë, nuk fitohet lufta. Ajoq ë di të them është se kjo është një masë drastike në perimetrin Tiranë Durrës, sepse këtu kemi vatrën. Është një pjesë e strategjisë për të ulur shpejtësinë e përhapjes së virusit. Gjërat mund të shkojnë në drejtime nga më të ndryshmet. Ne po ndjekim trendët. Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është absolutisht e këshillueshme të bëhen teste kur nuk ndjenë asgjë. Nuk është e detyrueshme që t’i bëhet të gjithëve teste kur ata tghonë që nuk janë mirë, atë e vendos sistemi dhe mjeku”, tha Rama.