Zjarri në fshatin Mukje, vihen nën kontroll disa vatra, zjarrfikësit shmangin djegien e banesave

111
Sigal

Vatra e zjarrit në fshatin Mukje të Krujës, e cila u përhap një natë më parë, duke rrezikuar edhe banesat e fshatit, janë vënë nën kontroll.

Falë punës intensive të kryer gjatë natës nga zjarrfikësit e Krujës të ndihmuar edhe nga dy zjarrfikëse të Kamzës, kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së banesave të fshatit, Mukje.

Gjatë natës është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe është shuar rreth 80% e vatrës së zjarrit, i cili vijon të jetë aktiv në një zonë ku është e pamundur ndërhyrja me mjete, por po punohet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndërhyrja me helikopter.