Dritan Kaba: Beni ka të drejtë !

328
Sigal

Të qeverisurit matet me punë, jo me vite!

Mund të fusësh Shqipërinë në NATO. Të ndërtosh rrugë dhe autostrada. Të liberalizosh vizat për shqiptarët, t’i bësh qytetarë të barabartë me ata evropiane. Të sjellësh miliarda dollarë investime të huaja. Të liberalizosh tregun. Të kesh taksat më të ulta në rajon. Të çosh pas hekurave bandat më të rrezikshme në Shqipëri. Të bësh gjithçka për shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Por është edhe një faqe tjetër!

Të rrisësh borxhin në nivelin e 100%, dmth ta çosh shtetin drejt falimentimit. Të japësh PPP pa garë, në mënyrë skandaloze, korruptive. Të lësh shqiptarët në ditë të hallit, pa asnjë ndihmë përballë Pandemisë. Ta luftojnë sëmundjen me borxhe dhe ata që nuk kanë mundësi të mos kurohen dot. Të fshehësh mijëra viktima nga Covid. Të mbulosh Shqipërinë me drogë dhe ta kthesh në Kolumbinë e Evropës. Të largosh shqiptarët nga vendi i tyre se nuk kanë asnjë mundësi të jetojnë me dinjitet në vatrën e tyre familjare. Të kapësh vendin e parë në botë për azilkërkim. Të largosh gjithë investitorët e huaj nga vendi. Të bësh tendera sekretë dhe pa garë. Të blesh ilaçet me tre deri në tetë fishin e çmimit. Të përdorësh bandat si skuadrone paramilitare në zgjedhje. Të bashkëpunosh me Ndragheta-n. Ta kthesh vendin në lavatriçen e parave të zeza të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të çosh numrin e analfabetëve funksionalë në 65%. Të bllokosh për 8 vite integrimin e vendit. Të shkatërrosh tregun dhe garën e ndershme. Të kapësh drejtësinë dhe ta kthesh në organizatë të Rilindjes. Të shkatërrosh konsensusin politik me vota të blera duke shkatërruar dhe Kushtetutën. Të japesh buxhetin e shtetit në katër-pesë duar. Të grabisësh me ligje pronat e shqiptarëve. Të jesh qeveria që ka mbi 40 ligje të miratuara antikushtetuese. Të përçash shqiptarët në dy anët e kufirit e të bësh plane për copëtimin e Kosovës. Të bësh marrveshje të fshehta për shitjen e detit. Të shembësh Teatrin Kombëtar dhe të rrënosh vlerat historike.

Dhe për 8 vite vetëm të premtosh e të premtosh e të premtosh pa u lodhur. Të gënjesh e të gënjesh e të gënjesh.