Monika Kryemadhi: Reagimin për çdo padrejtësi që u është bërë shqiptarët do ta japin nëpërmjet votës më 25 prill

320
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë prezantimit të kandidatit për deputet Sokol Skura në Librazhd, u shpreh se, reagimin për çdo padrejtësi që u është bërë shqiptarët do ta japin nëpërmjet votës më 25 prill.

“Sepse sot më shumë se kurrë politika shqiptare ka nevojë për njerëz të rinj. E di Koli që sulmet ndaj teje janë të jashtëzakonshme, por fisnikëria jote ka qëndruar që sulmet e të tjerëve ti i ke marrë gjithmonë mbi veten tënde. Por mos u shqetëso, se ne sa të përulur jemi në momente të caktuara, aq edhe kryengritës jemi, aq edhe reagues jemi. Dhe jam e bindur që qyteti i Librazhdit reagimin për çdo padrejtësi që të është bërë ty dhe familjes tënde do ta japi nëpërmjet votës më 25 prill.”,- u shpreh Kryemadhi.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Angazhimet tona nuk janë më thjesht angazhime politike e programore, të cilat i kanë të gjitha partitë politike. Por angazhimet tona janë angazhime të cilat ne do t’i çojmë drejtpërsëdrejti për t’i realizuar, qoftë për të zhvilluar ekonomike, arsimin dhe shëndetësinë, apo edhe për të vazhduar atë që është akoma më e rëndësishme, lidhjen e njerëzve me zonën, të blegtorisë, të industrisë, të bujqësisë apo edhe të zhvillimeve të tjera.

Librazhdi është shumë afër me pikën kufitare, por shumë afër edhe me Tiranën dhe Portin e Durrësit. Mbaj mend që ka pas qenë fabrika e duhanit shumë kohë më para, ku eksportohej duhan dhe ishte një nga eksportet më të mëdha që bëhej. Bëheshin Malborot në kohën e Partisë së Punës, të cilat ishin një treg i jashtëzakonshëm. A vazhdon sot kjo gjë? Me ritme më të ulëta. Por përveç kësaj, ne kemi qenë para disa kohësh, në Kutërman dhe që është zonë me qershia. Një nga problemet më të mëdha ishte rruga, që nuk transportonin dot qershitë për shkak të infrastrukturës, sepse kur vinin qershitë në Librazhd ishin bërë amita, në vend që të shkonin të eksportoheshin. Por të mos harrojmë që ato qershi që ishin bërë atje ishin fuqi punëtorë, ishin energji, ishin kosto e atyre banorëve dhe më e pakta që duhet t’u bëjë shteti është që t’u garantojë rrugën, e jo më pastaj të gjithë subvencionin tjetër që vjen për bujqësinë. E kështu me radhë, për të mos vazhduar pastaj me blegtorinë, me të gjitha nënproduktet e saj që janë një mundësi shumë e madhe. Sot një bidon ujë gjysëm litri kushton më shtrenjtë se një bidon 1 litër e gjysëm qumësht, gjë që është mund, është djersë, eshtë angazhim i një familjeje për gjënë e gjallë që ata kanë në shtëpi.

Pra problemet janë pafund, unë e di që është një detyrë e madhe. Këtu na ka dhënë një avantazh edhe kodi i ri zgjedhor, që për hir të së vërtetës kur e nis Edi Rama, e nisi për t’i prishur punë LSI-së, por në fakt i ka krijuar një avantazh shumë të madh, jo vetëm për të promovuar djemtë dhe vajzat e reja, por edhe shumë njerëz të rinj. Sepse sot më shumë se kurrë politika shqiptare ka nevojë për njerëz të rinj. E di Koli që sulmet ndaj teje janë të jashtëzakonshme, por fisnikëria jote ka qëndruar që sulmet e të tjerëve ti i ke marrë gjithmonë mbi veten tënde. Por mos u shqetëso, se ne sa të përulur jemi në momente të caktuara, aq edhe kryengritës jemi, aq edhe reagues jemi. Dhe jam e bindur që qyteti i Librazhdit reagimin për çdo padrejtësi që të është bërë ty dhe familjes tënde do ta japi nëpërmjet votës më 25 prill, duke votuar