LSI Durrës, Kontjana Kuçi: Më 25 prill do e shporrim përgjithmonë sektin e betonit dhe korrupsionit dhe do i kthejmë Durrësit dinjitetin që meriton

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, ka denoncuar një tjetër makrabitet të qeverisë “Rilindase”. Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kuçi shprehet se ndërtimet abuzuese prej hekuri dhe betoni po fshëhin dhe dëmtojnë ikonat simbolike të Durrësit.

“ “Torra Veneciane” ikona dhe simboli i Durrësit, e fshehur dhe e padukshme nën hijen e përbindëshit prej hekuri dhe betoni të “Velierës” 6 milionë dollarëshe nga xhepat e taksapaguesve të Durrësit.“Rilindja” ka shkatërruar historinë dhe vlerat e çmuara të Durrësit.”,- është shprehur Kuçi në postimin e saj.

NOA

Mesazhi i saj i plotë :

“Torra Veneciane” ikona dhe simboli i Durrësit, e fshehur dhe e padukshme nën hijen e përbindëshit prej hekuri dhe betoni të “Velierës” 6 milionë dollarëshe nga xhepat e taksapaguesve të Durrësit.“Rilindja” ka shkatërruar historinë dhe vlerat e çmuara të Durrësit.
Më 25 prill do e shporrim përgjithmonë sektin e betonit dhe korrupsionit dhe do i kthejmë Durrësit dinjitetin që meriton.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI