Drejtuesja politike e LSI Durrës, Elona Guri: Vagabondët mavi sulmojnë opozitën nga frika e humbjes më 25 prill

234
Sigal

Drejtuesja politike e LSI-së Durrës, Elona Guri thotë se sulmi i Policisë Bashkiake ndaj FRD-së tregon se vagabondët mavi nga frika e humbjes më 25 prill, sulmojnë opozitën.

”Dhuna që ka ushtruar në këto 8 vite shteti policor i krye-frikacakut i bërë cub nga pushteti do kthehet në zemërimin më të madh mbarëpopullor që jo vetëm do e marrë zvarrë këtë pushtet vagabondësh por nuk do gjejnë dot një pëllëmbë vend ku të qajnë e vajtojnë”,-shkruan Guri në raegimin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, policia e shtetit dhe e bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e partisë opozitare Fryma e Re Demokratike. Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe kanë tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina.

Kreu i FRD-së ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.

Reagimi i saj i plotë: 

Dhuna që ka ushtruar në këto 8 vite shteti policor i krye-frikacakut i bërë cub nga pushteti do kthehet në zemërimin më të madh mbarëpopullor që jo vetëm do e marrë zvarrë këtë pushtet vagabondësh por nuk do gjejnë dot një pëllëmbë vend ku të qajnë e vajtojnë. Vagabondët mavi sulmojnë opozitën nga frika që kanë për humbjen e thellë që i pret së shpejti. Humbja më e madhe e 30 viteve të fundit. U drodhën në pranverën e 2 marsit e do u shkunden më keq poturet në pranverën shqiptare të 25 prillit