Monika Kryemadhi: Ne duhet ti japim një imazh tjetër politikës, imazhin e administrimit të jetës shoqërore politike dhe ekonomike të vendit

182
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhivlluar një takim në qytetin e Burrelit, ku ka bërë prezantimin e Luljeta Skurës si kandidate e LSI në qarkun e Dibrës.

“Ajo që më ka bërë përshtypje është që gjithmonë e kam parë Luljetën në të gjitha protestat e opozitës dhe nganjëherë ne gratë ne kemi nevojë shumë dhe për suportin edhe fizik të njëra tjetrës. Dhe gjithmonë mendoja që vjen vetëm, i merr të gjitha përgjegjësitë vetëm për të ardhur, i organizon gjithë strukturën e Burrelit dhe në një vend si zona e Matit apo zona  e Dibrës është pak e vështirë kërkon një forcë dhe guxim të madh.”,- është shprehur Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhit: 

Në Burrel fillonte gjithmonë angazhimi, prezantimi dhe pastaj e mbyllnim por këtë radhë ndërruam të gjithë sistemin, për të bërë prezantimin e Luljetës si kandidate e LSI në qarkun e Dibrës, një mësuese por unë nuk do ta shikoja vetëm si mësuese, do ta shikoja dhe si një grua stoike që në gjithë historikun e LSI bashkë me ekipin e LSI ndër vite jo vetëm që ka qëndruar por ajo që më ka bërë përshtypje është që gjithmonë e kam parë Luljetën në të gjitha protestat e opozitës dhe nganjëherë ne gratë ne kemi nevojë shumë dhe për suportin edhe fizik të njëra tjetrës. Dhe gjithmonë mendoja që vjen vetëm, i merr të gjitha përgjegjësitë vetëm për të ardhur, i organizon gjithë strukturën e Burrelit dhe në një vend si zona e Matit apo zona  e Dibrës është pak e vështirë kërkon një forcë dhe guxim të madh. Por dhe ne në politikë kemi nevojë për gra, me guxim të fortë, me pjesëmarrje aktive dhe Luljeta për vetë profesionin që ka të saj, preferonin e mësuese është një profesion që duhet ti edukojë vajzat dhe djemtë e Burrelit me këmbëngulje për të arritur objektivat që  fakt  vendosin nënat për fëmijët e tyre. Por edhe në politikë në këtë këndvështrim duhet ta shikojmë. Në këndvështrimet e politikanëve politika shikohet si një gjë shumë agresive ose si një gjë shumë pa kuptim. Por në fakt ne duhet ti japim një imazh tjetër politikës, imazhin e administrimit të jetës shoqërore politike  dhe ekonomike të vendit, për t’iu shërbyer njerëzve, për të qenë në funksion të njerëzve, të shoqërisë, të të rinjve dhe të rejave. Lindita të falënderoj shumë që pranove të jesh pjesë e sfidës sonë duke qenë në një listë të përbashkët me doktor Hajriun me doktor Blendin në Burrel, me Bora Kacin që e kemi juriste, me inxhinier Altinin. Kështu që e kemi ruajtur dhe raportin 50 me 50 për të treguar që emancipimi nuk është keq në qarkun e Dibrës pavarësisht  se e mbajmë si pak patriarkale por nganjëherë ky patriarkalizmi në pamje është emancipim i brendshëm