‘Zbriti vetë nga treni’, Ditmir Bushati mesazh të koduar Ramës

266
Sigal

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar sot pasi ‘u la në hije’ nga kryeminstri Edi Rama, duke mos i ofruar asjnë vend në listën e kandidatëve të PS për garën e 25 prillit.

E mesa duket pas tensioneve mes tij dhe Ramës, Bushati ka preferuar t’i përgjigjet me ironi me anë të një shënimi në rrjete sociale. “Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është se në cilin stacion treni zbrisni”.

Screenshot_1_copy.jpg

Jo më kot, deputeti socialist ka postuar sot këtë shprehje, pasi i është referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha tre ditë më parë se ky i fundit zbriti vetë nga treni, duke ia lënë përgjegjësinë për largimin nga PS vetë Ditmir Bushatit. Për Ramën kolegët e Bushatit e punuar tokën dhe do kollin frytet, ndërsa Bushati nuk e bëri një gjë të tillë.