Basha: Kërcënimi ndaj Sali Berishës akt kriminal, Rama i shpalli luftë PD e çdo shqiptari

397
Kërcënimi mafioz i Sali Berishës nga Edi Rama përmes benjiaminit të tij në afera korruptive dhe trafikun e naftës e të drogës Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova të aferave korruptive që lidhin bashkë këta të dy prej 15 vitesh, ështe një akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partisë Demokratike, çdo demokrati dhe demokrate dhe çdo shqiptari e shqiptare që beson te transparenca, fjala e lirë dhe barazia para ligjit. I bëj me dije Edi Ramës se Partia Demokratike e mban atë politikisht, ligjërisht dhe personalisht përgjegjës për këtë kercenim mafioz dhe se pasojat e këtij akti do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditeve dhe të korruptuarve me të cilet sundon Shqipërine edhe për pak kohë.
Sigal