Zbulohet mesazhi/ Ja çfarë ju kërkua gardistëve një ditë para zgjedhjeve

434
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër skandal, që tregon se si Rilindasit edhe pse të vetëm në zgjedhje, tentuan të manipulojnë votat dhe të rrisin numrin e votuesve.

Një oficer garde ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si një natë para zgjedhjeve atyre ju është dhënë urdhër që në 30 qershor të shkojnë të votojnë të gjithë, ndërsa një ditë më pas ju është kërkuar fshirja e mesazhit.

Ja postimi i Berishës:

Denoncohet komandanti i Gardës së Narkopartisë!

Lexoni denoncimin e gardistit. sb

Mirëmbrëma Dr Berisha jam oficer i gardës , uroj të jeni mirë.

Efektivi i Gardës së Republikës mori me datë 29 qershor një mesazh kolektiv, ku u kërkohej të gjithëve të marrin pjesë në votime, me urdhër të komandantit të Gardës,

Me 30 qershor, pasdite u dërgua një mesazh I dytë: “ Fshini sms-n pasi është dërguar gabimisht “

Garda në shërbim te Edvinit, turp për këtë institucion.

Faleminderit!