Drejtuesi poltik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu: Çdo ditë e më tepër na bashkohen dibranët të djathtë e të majtë, kundër një të keqje të përbashkët

224
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në Maqellarë të Dibrës, e cila shquhet si bastion i Partisë Demokratike.

“Uragani i fitores ka nisur dhe vetem po fuqizohet çdo ditë e me shumë. Çdo ditë e më tepër na bashkohen dibranët të djathtë e të majtë, kundër një të keqje të përbashkët. Njësoj janë persekutuar të majtë e të djathtë, nga qeveria e Rilindjes, nga bandat në pushtet.”,- shprehet Mziu më anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka treguar dhe detaje nga takimi.

Postimi i tij i plotë:

Takimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet e 25 prillit ne Maqellarë, bastioni i Partisë Demokratike. Uragani i fitores ka nisur dhe vetem po fuqizohet çdo ditë e me shumë.
Cdo ditë e më tepër na bashkohen dibranët të djathtë e të majtë, kundër një të keqje të përbashkët
Njësoj janë persekutuar të majtë e të djathtë, nga qeveria e Rilindjes, nga bandat në pushtet.
25 prilli fundi i bandave te Rilindjes.
Ne jemi ndryshimi!
Ne jemi shpresa!
#VOTO_PD_AN_9
#Shqiperia_Fiton