Basha: Heqja e mandateve, ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar

462
Sigal

Mes reagimeve të shumta
për vendimine sotëm të KQZ për ndërprerjen e mandateve të Elvis Rroshit,
Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit ka ardhur dhe qëndrimi i kreut të Partisë
Demokratike.

Në një postim në fb,
Basha thotë se ndarja e politikes me krimin sapo ka filluar.

“Per te gjithe
shqiptaret e ndershem kjo eshte nje fitore e shumepritur. Beteja eshte e
gjate dhe e veshtire sepse krimi ka mbrojtje dhe mbeshtetje qeveritare” shkruan
Basha.

Shefi i demokratëve
garanton se “asgje nuk do te na ndale nga kjo rruge qe na ndan me te keqen dhe
qe do te ndryshoje Shqiperine duke ndryshuar nga rrenjet politiken”.