Heqja e 3 mandateve, reagon Manjani. Ja çfarë thotë ministri i LSI-së

555
Sigal

Ministri i Drejtësisë,
Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve, i cili u hoqi mandatin deputetëve Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selamit
si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Me anë të një postimi
në rrjetin social ‘Facebook’ Manjani theksoi se ky vendim ishte mesazh i qartë
dhe i prerë se ligji duhet të zbatohet me çdo kosto.

“Mesazh i qartë dhe i
prerë! Ligji duhet zbatuar me çdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e
Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi! Kur vendosin Institucionet e
shtetit të tjerët heshtin! Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë! Gëzuar
vërtetë!”, citohet në mesazhin e Manjanit