Drafti i PS për Kodin Zgjedhor/ Ja shtatë gënjeshtrat e kryeministrit Rama me të cilat përpiqet për të grabitur zgjedhjet e 25 prillit 2021

246
Sigal

Ja 7 gënjeshtrat e kryeministrit Rama për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021

Në kalvarin e gjatë të ndryshimit të  rregullave të lojës për të rrëmbyer me çdo kusht zgjedhjet e 25 prillit, Edi Rama dhe rilindasit janë kapur shpesh në gënjeshtra flagrante, në përpjekje për të manipuluar qëndrimet që kanë mbajtur më parë. Lapsi.al i ka skanuar ato duke krahasuar me ç’qëndrim ka mbajtur fillimisht partia në pushtet dhe si është munduar të justifikohet më pas kur e ka dredhur 180 gradë…

1)Do hapim listat 100%

Propozimi i fundit është më spektakolari. Pasi thanë se do të hapin listat 100% socialistët depozituan një draft-projekt,  ku një kandidat që mund të marrë 10 mijë vota, rrezikon të mbetet jashtë parlamentit dhe dikush tjetër që kryetari e ka vënë në listën fituese me zero vota nga qytetarët, mund të bëhet deputet. Pra në ato që PS i quan lista 100 % të hapura mund të ndodhë që nga vota e zgjedhjësve mund të mos përfundojë në parlament asnjë prej deputetëve të përlqyer prej tyre….

2) Do hapim listat pjesërisht

Në fillim kur donte të justifikonte ndryshimet Kushtetuese për të penguar koalicionin së bashku të partive të opozitës, Rama doli me propozimin e hapjes së pjesëshme të listave. Ai e justifikoi atë gjoja me ruajtjen e kuotave gjinore. Edhe ky propozimi synonte ruajtjen e disa figurave të paprekshme, që edhe kur nuk i do elektorati, duhet të ulen me çdo kusht në kuvend. Kur këtij eksperimenti i doli boja versioni u ndryshua me mashtrimin e radhës: lista 100% të hapura. Por të dyja këto pirueta, sido që të jenë ambalazhuar nga propaganda, tregojnë vetëm një gjë: Rama nuk do ti lërë zgjedhjet në dorë të votuesve.

3) Do zbatojmë 5 qershorin

Vetëm pasi pa sondazhet dhe pasi ekuptoi se falë trysnisë europiane i ishin ulur goxha mundësitë e manipulimeve me marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit, për të ndryshuar në mënyrë të përbashkët regullat e lojës Rama vendosi ta grisë atë. Ai vendosi të heqë koalicionet parazgjedhore duke gënjyer se edhe marrëveshja e arritur në Këshillin Politik do zbatohej edhe reforma do thellohej në bashkëpunim me opozitën e re parlamentare. Por ky ishte një mashtrim. Se ndërsa Rama në parlament votoi heqjen e koalicioneve në marëveshjen e 5 qershorit janë dy nene që flasin për mundësinë e koalicioneve të përbëra mes partive (shikoi poshtë). Duke i shfuqizuar ato Rama e shkeli marrëveshjen e arritur në sytë e arbitrave ndërkombëtarë.

4) Ndryshimet kushtetuese i kërkoi opozita e re

Për të ndryshuar rregullat e lojës në favor të tij, duke hequr koalicionet, Rama tha se i duhej të bënte kompromis me opozitën palamentare, që të kënaqte edhe ata në mënyrë që të votonin në parlament ndryshimet.

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Por në këtë përpjekje për manipulim e nxorri bllof Myslym Murrizi i cili tha se ai kishte kërkuar vetëm listat e hapura dhe jo edhe heqjen e koalicioneve. Pra edhe njëherë Rama gënjeu për të arritur tek qëllimi i tij.

5) Nuk do ketë ndryshime pa konsensus

Që në marrëveshjen e partive në 14 që shërbeu për rikthimin e opozitës me një këmbë brenda sistemit, që në krijimin e këshillit politik dhe më pas produktin që solli marrëveshjen e 5 qershorit, palët kanë ranë dakord për një parim: Askush nuk duhet të bëjë veprime të njëanëshme pa consensus, të cilat ndikojnë mbi fatin e zgjedhjeve të ardhshme. Por pavarësisht se e mori këtë zotim Rama nuk pyeti për palën që e kundërshtonte heqjen e koalicioneve dhe as për ndërkombëtarët që iu kundërvunë këtij akti unilateral duke pretenduar se është kryeministri i një vendi sovran.

6) Arbitër do jetë OSBE- ODHIR

Por parimi për të marrë vendime konsensuale ka një kleçkë: si i bëhet kur palët nuk gjejnë kompromis. Teorikisht edhe për këtë ato qenë angazhuar: do i drejtoheshin si arbitër OSBE ODHIRIT. Por tani që opozita po e kërkon këtë klauzolë, pra që të shpjerë për shqyrtim heqjen ose jo të koalicioneve, socialistët refuzojnë. Ata perdorin argumenta banalë se ajo nuk ka paraqitur drft apo se kjo do harxhonte shumë kohë. Pra në fund ndryshe nga angahimi ata duan të bëjnë vetë edhe palën edhe arbitrin.

7) Nuk pengohen negociatat

Para se socialistët të votonin në 30 korrik ndryshimet kushtetuese edhe nga komisoni në Bruksel edhe nga Bundestagu gjerman ata u paralajmëruan se po ta hidhnin në mënyrë të njëanëshme këtë hap, do vononin integrimin e Shqipërisë dhe do shtynin konferencën e parë ndërqeveritare (hapjen reale të negociatave) mes Tiranës dhe Brukselit. Rama tha se jemi vend sovran dhe kodi zgjedhor lokal nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e vendit. Pak ditë më parë mori përgjigjen nga Bundestagu se ndryshe nga Maqedonia, Shqipëria nuk dihet kur do ta zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare për shkak të projektligjit për mediat on line dhe ndryshimeve kushtetuese.