Nga Luan Baci:
Bashkia e Subashit te emeruar ne 30 Qershor 2019, sigurisht nepermjet Subashit te emeruar te saj na habit gjithmone me qendrimet qe mban.
Rruga te hyrja e ish SMT, pergjate rruges se Semanit, eshte nje rruge ku ne dy anet e saj jane dhjetra familje dhe disa biznese, rruge plot me gropa, qe gjate veres te ngop me pluhur dhe gjate dimerit me uje dhe balte.
Ne menyre te padrejte dhe selektive si gjithmon, Subashi i emeruar dhe hakmarres, te kjo rruge, nuk hedh asnje lopate per mbushje, nuk ve ndriçim dhe i ka lene ne meshire te fatit.
Arsyeja ?
Jane me PD, nuk dolen per votime ne 30 Qershor e bojkotuan Subashin dhe si te tille meritojne ndeshkim.
Por ndodh qe banoret, dhe bizneset aty, e sfidojne bashkine e Subashit dhe Subashin e emeruar te bashkise, mbledhin disa fonde dhe me kontribut te perbashket nga kursimet e tyre, investojne per nje pjese te rruges dhe i kerkojne Subashit te bashkise ti ndihmoje per pjesen tjeter.
Pergjigjigjja e Subashit hakmares eshte :
Ju do te gjobiteni se nuk keni marre leje nga bashkia per ta bere kete investim.
Pra banoret e kesaj zone tashme jane nen hetim per punen qe kane bere me kursimet e tyre, nje pune qe eshte detyrim i Subashit te emeruar te bashkise Fier.
Vazhdo Subash, vazhdo, konsideroje bashkine si prone private, investo ne menyre selektive dhe vidh pa selektuar.
Qytetaret te vezhgojne, ata degjojne, ata shikojne, ata vuajne, por shume shpejte ata do flasin, do veprojne, nuk do tju durojne shume gjate. Durimi ka nje kufi dhe ky kufi, eshte kaluar.
Video e rruges dhe prononcim i nje prej banoreve te zones, qe mos te hallakateni per ta pergenjeshtruar.
Si dhe :
Sms e ardhur sot ,ne lagjen 16 Prilli si dhe ne shume lagje te tjera per ujin e pishem, qe perdoret vetem per te lare.
Pergjigju banoreve, dil vizitoji ndonjehere jo vetem per te kerkuar votat duke i genjyer njehere ne kater vjet.