Dr. Zekri Palushi, (ish-këshilltar i kryeministrit, Aleksandër Meksi)
Po të ishte gjallë Faik Konica, do të çuditej se si, në vitin 1901, në dëshpërim e sipër, kishte shkruajtur këto vargje, që edhe pse 124 vjeçare, shprehin gjendjen reale të shqiptarëve, në vitin 2025:
“As nderë, as turp, as gjak s’keni!
Ulni kryet dhe po rrini…
O shqiptarë bark-zbrazur,
fustanxjerrë, e këmbëzbathur,
ZEMËROHUNI një herë,
as krenarë, por veç të dhjerë”.
Në të vërtetë, mesazhi që këto vargje përcjellin, duhet të na skuqin të gjithëve, por në veçanti duhet të skuqin të gjithë ata njerëz autoritativ, me aksces në mediat shqiptare, si Baton Haxhiun, Lorenc Vangjelin, Anri Balën, e shumë, e shumë të tjerë, që me qëndrimin e tyre avokativ, jashtë çdo llogjike, dhe aspak profesional, e patriotik, kanë mbrojtur, dhe vazhdojnë të mbrojnë narko-pushtetin e krijuar nga Edi Rama.
Siç mund t’i keni parë edhe vetë, këto megafon analist sharlatan, ditët e fundit e kanë intensifikuar luftën e tyre. Me analizat e tyre bajate, ata mundohen jo vetëm të legjitimojnë “fitoren” e këtyre zgjedhjeve, (duke ju shmangur me çdo kusht diskutimeve sesi u “fituan” këto zgjedhje, dhe pasojat e tmerrshme, që kjo “fitore” mund t’i sjellë popullit dhe kombit tonë), por edhe të krijojnë një alibi me shinjestër Liderin legjendar të PD, dhe Opozitës shqiptare, Zotin Sali Berisha!
Gjatë “analizave” të tyre, nuk është aspak e vështirë të kuptohet se si ata, me një nivel tepër amatoresk, mundohen të krijojnë rrethana neveritëse, për të sulmuar Berishën, duke e fajsuar atë, për gjithçka, përfshijë këtu, edhe mos-mbrojtjen e votave.
Siç duket, ky grup mediatik-në-mision, së bashku me minjë të tjerë të studiove televizive, prisnin që Sali Berisha të gjendej njëherësh, në të gjitha qendrat e votimit me kallashnikov në krah, në mbrojtje të votës ndërkohë që do të ishte profesionale, shumë më e ndershme, patriotike, dhe në interesin e të gjithëve, që këto individ, e të tjerë, të analizonin thellësisht, shkaqet që detyruan shqiptarët të mos votonin platformën e shkëlqyer për një “Shqipëri Madhështore”, pikat kryesore të së cilës do të përmbusheshin në 100 ditët e para, të qeverisjes demokratike, por votuan për programin me një pikë të Edi Ramës: “Pasaportën europiane” ,që do t’jua jepte në vitin 2030?!!!
Ndërkohë, ne, të gjithë e dinim, që ky premtim ishte si shumë nga gënjeshtrat e tij, që s’do të arrihej kurrë, e me këtë rast, unë ju garantoj se antarësimi i Shqipërisë në BE, edhe sikur t’i vijë rralla ndonjëherë, për sa kohë që Edi Rama do të jetë kryeministër, s’do të realizohet. Kjo sepse, ai tashmë, i ka aq miq, sa ta sabotojë këtë antarsim, sepse, ai e di mirë se me një Shqipëri, anëtare të BE-së, marrin fund njëherë e përgjithmonë edhe aktivitetet e tij aventureske, narko-mafioze, me të cilat ka fëlliqur, duke i futur në kthetrat e korrupsionit shumë prej zyrtarëve europian, anglez, dhe amerikan.
Pra, edhe njëherë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nuk është as në interesin e Ramës, e as në interesin e të korruptuarve të tij të shumtë, në zyrat burokratike të BE-së.
Këto pra duhet të debatohen në mediat shqiptare, dhe veçanërisht nga ky grup “special” njerëzish, të cilëve do t’ju sygjeroja të analizonin me shumë kujdes, edhe domethënien e disa prej shprehjeve më të preferuar, (me ngjyra kërcënuese), të Edi Ramës: “Pritni se s’keni parë asgjë”; “ Unë jam një specie tjetër”, apo deklaratën e tij të fundit: “Unë do të ikë kur të dua vetë “!
Po kështu, kësaj qetë mediatike, tru-shpërlarëse do t’i sygjeroja që të analizonin se; pse Italia, Anglia, apo edhe vendet e tjera europiane, këmbëngulin që të sjellin emigrantët ilegale, islamik, në Shqipëri, të cilët s’dinë as gjuhën, e as zakonet tona, dhe akomodimi i tyre special kërkon qindra miliona dollar investime të kota, ndërkohë që do ta kishin shumë më të lehtë, dhe pa asnjë shpenzim të sjellin emigrantë ilegal shqiptar, që i mbajnë mbyllur në vendet e tyre?!
Një sugjerim tjetër do të ishte edhe analizimi i Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Tiranë.
Siç dihet, nga qëllimet kryesore të krijimit të BE-së ishin: dhënja fund e konflikteve, dhe promovimi i paqës, i vlerave, dhe mirëqenies së qytetarëve të sajë ndërkohë, çfarë BE-ja bën në praktikë, është e kundërta. Kjo u pa edhe në samitin e Tiranës, ku në vend që të flitej për unitet në paqë, u fol për një unitet në luftë. Në vend që të diskutoheshin mënyrat e vendosjes së paqës me Rusinë, u diskutua se si të luftonin të bashkuar rreth Ukrainës, kundra Rusisë.
Pra, BE-ja, e mbushur me burokrat sorosjan, jo vetëm që sfidon qëllimin e krijimit të saj, por bën edhe të kundërtën e asaj çfarë Presidenti Amerikan, Donald Trump po mundohet të arrijë me çdo kusht, pra një paqë me vendet arabe, përfshi këtu edhe Sirinë!
Sigurisht që kjo gjë s’është aspak e lehtë për t’u arritur, sepse armiqësia në vetvete, është një biznes mjaft fitimprurëse, prandaj edhe krijohet, por kjo s’po e pengon vullnetin e mirë të Trump-it, për t’ju kërkuar paqë armiqve, një gjë që duhej ta bënte kaherë vetë OKB, ashtu siç duhej ta bënte kaherë edhe BE, dhe OKB-ja, ndaj Rusisë. Por ata se bëjnë kurrë këtë, sepse që të dyja, janë organizata parazitike, me bazë, dhe udhëheqje kryesisht socialiste, që predikojnë paqë, por nxisin luftë.
Fatkeqësisht, këta përfaqësues të BE-së që ishin në Tiranë, nuk nguruan që në shenjë mirënjohje, t’i bënin lavde kryeministrit tonë, i cili në vetvete, sillej si padron i tyre, ndërkohë që me një servilizëm të pështirë, dhe pa pikë-turpi, me një kompleks të theksuar inferioriteti, u gjunjëzua para Giorgia Melonit, vetëm për ta përdorur si sekserë, në përmbushje të interesave të tij personale. Këtë e bëri, edhe pse e dinte mjaft mirë se gjestin e tij gjunjëzues, rreflektonte gjunjëzimin e Shqipërisë, dhe poshtronte të gjithë shqiptarët.
Bashkatdhetar të nderuar, një gjë duhet ta dini mirë: Edi Rama s’duhet të largohet me votë, por duhet të rrëzohet me forcë.