Luan Rama: Të pastrojmë Vlorën nga Edi Rama

263
Kronika e të shtunës:
EDI RAMA – MONUMENTI I MASHTRIMIT TË VLORËS
Premtoi në fushatën zgjedhore të vitit 2013.
Premtoi edhe në shtatorin e atij viti kur u bë kryeministër.
Premtoi edhe në fushtën e vitit 2017.
Dhe përsëri e përsëriti premtimin edhe pasi mori mandatin e dytë si kryeministër.
Por kurrë nuk e mbajti premtimin. Gënjeu, mashtroi, u tall me ligësi!
Dhe pafytyrësisht premton edhe sot!…
Mirëpo Vlora, ajo më e bukura për të cilën rapsodi emërmirë i Labërisë Mato Hasani krijoi vargjet e shpirtit “Moj Vlorë e bukur në gropë, Skelë e parë në Evropë”, gjendet sot e rrethuar mes dy lloj kanalesh të zeza; nga njëra anë kanalet e zeza të mashtrimit e hipokrizisë së Edi Ramës, e përballë tyre, jo si antitezë e as si metaforë, por si një e vërtetë ulëritëse janë kanalet e ujërave të zeza, duke konturuar në këtë mënyrë Edi Ramën si monumentin e mashtrimit të Vlorës.
Vajta sot enkas në zonën e njohur prej të gjithëve si Pylli i Sodës, dhe ajo që pashë e filmova vetë është pak ta quash skandal !
Eshtë krim në gjithë kuptimin e fjalës.
Eshtë krim mjedisor i ushqyer me mosveprimin kriminal të Edi Ramës së mashtrimit dhe fasadave.
Paradoksalisht qeveria ka edhe një strategji të turizmit, por siç ndodh rëndom me strategjitë e qeverisë, ato janë fasada virtuale e mashtrimit.
Pamja reale është ajo që dinë dhe e shohin përditë jo vetëm qytetarët e Vlorës, por edhe ata mijëra e mijëra që shkojnë në brigjet e saj me ëndërrën e bukur për të gjetur perlën e turizmit shqiptar.
Mirëpo Vlora jonë perlë e turizmit shqiptar, është e zënë peng mes kanaleve të zeza të premtimeve të Edi Ramës dhe kanaleve të ujërave të zeza që derdhen të papërpunuara në detin e Vlorës!
Nuk është metaforë, është e vërteta e dhimbshme që ndyn çdo ditë Vlorën.
Por që të pastrohen kanalet e ujërave të zeza të Vlorës dhe që ato të mos shkojnë e të derdhen më në det, më parë duhet pastruar Vlora nga kanalet e zeza të premtimeve të Edi Ramës!
Shikoni pamjet e filmuara sot në ora 12:00 në zonën ku derdhen ujërat e zeza të Vlorës në Pyllin e Sodës, dhe bashkojuni nismës qytetare:
“TË PASTROJMË VLORËN NGA EDI RAMA!”
Sigal