“Njerëzit presin në radhë ngjitur”, ish-deputetja e PD publikon fotot: Zyrat vendore të Arsimit, vatra infeksioni

49

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në Dacebook radhët në zyrat vendore të Arsimit, duke i konsideruar ato vatra infeksioni të Covid-19.

“Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.” -shkruan Vokshi në posimin e saj.

Statusi i plotë 

Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!!
Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë.
Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.
Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.
Pse Prokuroria nuk vepron??

"Njerëzit presin në radhë ngjitur", ish-deputetja e PD