Fifi flet për personin që i ka rrëmbyer zemrën: Nuk e nxjerr me foto se ma merrni në sy

Këngëtarja Firolleta Raci e njohur me emrin e artit Fifi ka folur disa herë për personin që i ka rrëmbyer zemrën dhe është bërë shkas për baladat e saj ndër vite, mirëpo identitetin e tij nuk e ka zbuluar ende deri më tani.

Në një mini-intervistë në ‘Instagram’ me ndjekësit, nuk kanë munguar edhe pyetjet për personin në fjalë, emri i të cilit fillon me shkronjën Xh, siç ka treguar dhe vetë këngëtarja.

NOA

foto galeri

foto galeri

“Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyet një prej ndjekësve. Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “ Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.