Sigal

Nëse ka diçka që nuk ndalet, ajo është koha! Dhe sidomos në ditë të shënuara, ajo na kujton se sa e “pa shpirt” është në këtë drejtim, duke fluturuar pa u ndjerë, e duke na afruar gjithnjë e më shumë me kujtime dhe çaste në jetë që janë aty si dëshmi e gjallë e saj.

Kështu, si sot katër vite më parë, ne të gjithë bashkë humbëm artistin e njohur e këngëtarin e talentuar, Dr.Flori. Edhe pse ai u nda krejt papritur nga jeta, ai vijon të jetojë në zemrat tona përmes artit dhe skenës, muzikës që aq shumë e deshi.

Sot, kanë qenë të shumta mesazhet përkujtimor në kujtesë të figurës së tij, por vetëm pak minuta më parë, bashkëshortja e Dr. Florit, Blerina ka zgjedhur mënyrën më origjinale për t’a kujtuar atë.

Një foto ku ai shfaqet i rrethuar nga dashuria e dy fëmijëve të tij, që sot janë rritur, ndërsa ajo shkruan në foto: “Sot 4 vjet pa babin. Dashuria e babit do të jetë gjithmonë me ne”.

Dhe Blerina i ka thënë të gjitha në vetëm kaq pak fjalë!