Ai kishte thyer paragjykime dhe mure ndaj personave me aftësi të kufizuara me fjalët e tij, gjestet e tij që e shndërruan muzikën në një mesazh më të fuqishëm sesa harmoninë e tingujve.
Dhe bëhet fjalë për muzikantin e njohur italian Ezio Bosso i cili ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Bolonjë ditën e sotme.
Dirigjent, kompozitor dhe pianist bëri histori në muzikën italiane.
Por një sëmundje e rëndë e detyroi të tërhiqej nga skena në shtator të 2019 kur deklaroi: Nuk mund të luaj më.
Anëtarët e familjes ju kanë kërkuar të gjithëve që të respektojnë privatisinë e tij në këto momente personale dhe intime.
Funerali do të zhvilohet në masa rreptësishtë private.
Një muzikant jashtëzakonisht i talentuar ai u bë i njohur për një publik të gjërë në vitin 2016 kur Carlo Conti e ftoi atë në Festivalin e Sanremos si i ftuari i nderit.
Po kush ishte Ezio Bossi që njihet si muzikanti që nuk reshti asnjëherë së buzëqeshuri?
Bosso lindi në Torino më 13 shtator 1971.
Ai u dashuria me muzikën kur ishte vetëm 4 vjeç dhe debutimin e tij të si solist e kishte në moshën 16 vjeçare.
Në vitet ’90 Bossi u bë i njohur dhe i vlerësuar dhe jashtë kufijve të Italisë.
Ai dha koncerte në të gjtihë botën: Nga Shtëpia e Operës në Sidnej në Carnegie Hall Colon në Buenos Aires.
Ai drejtoi Orkestrën Simfonike në Londër, Orkestrën e Akademisë Nazionale Santa Cecilia, Filamornica ‘900 ndërsa në vitet 2017 dhe 2018 ishte drejtor i Teatrit të Operas ‘Giuseppe Verdi’ në Trieste etj.
Në vitin 2011 u operua nga një tumor në tru dhe pas këtij operacioni ai u diagnostikua me një sëmundje neurodegenerative të pashërueshme.