Deklarata e fortë e Berishës: Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë të Bashës do bëjnë vetëvrasje politike

167
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë të Bashës do të bëjnë vetëvrasje politike.

Berisha vlerësoi edhe largimin e Alfred Rushajt nga grupi i Bashës.

Berisha: Do jemi tërësisht kundër Ramës. Basha është lëvozhgë e Ramës. Edi Rama me Lulzim Bashën mendojnë se mori zërin e fundit të rëndësishëm kundër tij, por ajo ditë faktoi opozitën e vërtetë. Kjo opozitë do të rritet më shumë për rrezimin e tij .

Pyetje: Jeni ju dhe 13 deputetë. Mendoni të krijoni grup tjetër?

Berisha: Ata që ndihen deputetë të PD-së, të bashkohen me zgjedhësit e tyre, me partinë e tyre. Të largohen nga Lul Brava. Aty janë totalisht në funksion të Edi Ramës. Ju i patë dje në Fier sesi një i vetëshpallur kryetar i Fierit, ishte fitues i tenderave të bashkisë socialiste. Nuk jam kundër biznesit të demokratëve, por jam kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion me socialistet. Kam besim te arsyetimi i deputetëve. Ata nuk mund të qëndrojnë pranë atij që hedh gaz.

Pyetje: E keni takuar Tomorr Alizotin?

Berisha: E kam takuar para një muaji dhe ai ka qëndrimet e tij. Këtu nuk është problemi të zgjedhë mes meje dhe Lulzim Bravës, por për PD-në. Nuk kanë nevojë të quhen deputetë të Berishës, por të PD-së.

Largimi i Rushajt?

Berisha: E vlerësoj si akt serioziteti dhe integriteti. A mundet Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, këta deputetë të pranojnë 1900 për 5400? A ka turp më të madh se ky? Ky është krim, falsifikim publik. Krim i dënueshëm. Si mund të pranojnë ata. Lulzim Basha i thotë shqiptarëve nuk jam shkakruar unë nga nga 4400 delegatë apo 44 mijë anëtarë, por ja ku kam 5000 delegatë, por ajo sallë ka 1900 karrige. I pyes këta deputetë dhe jam i bindur që do të realizojnë këtë gjë. E kutpojnë ata se ky është rekord i zi që do mbahet mend në histori. Një njeri peng mashtron dhe shpall 1900 për 5400. A munden që këto zonja dhe zotërinj të nderuar të qëndrojnë në këtë bazë? Interesi absolut i tyre eshtë të kthehen në PD. Përndryshe nëse mbajnë qëndrim të tillë, bëjnë “vetëvrasje politike”.

Nuk kam marrë përsipër t’u ndikoj asnjërit prej tyre.