Zbulohet si votuan Reja dhe kapiteni Etrit Berisha për lojtarin më të mirë të vitit

180
Sigal

Për të qenë transparent me opinionin publik, FIFA ka zbuluar të gjitha votat e trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve për Çmimin “FIFA The Best 2021”.

Nga Kombëtarja shqiptare, të drejtën e votës e kanë pasur trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha.

Kështu, trajneri italian i kuqezinjve në votimin për lojtarin më  të mirë, çmim të cilin e fitoi Lewandowski, i ka dhënë pikët maksimale (5 pikë) Jorginhos, futbollistit të Chelsea-t dhe përfaqësueses italiane, me 3 pikë Lewandowskin dhe 1 pikë Messin.

Ndryshe nga trajneri, kapiteni Berisha i ka dhënë 5 pikë Messit, 3 Lewandowskit dhe 1 pikë Erling Haalandit.

Eduardo Reja dhe Etrit Berisha kanë qenë në një mendje vetëm në faktin që të dy i kanë dhënë nga 3 pikë fituesit Lewandowski.