Voltana Ademi: Më 1 korrik ose të gjithë në burg, ose të gjithë në arrati

440
Sigal

Voltana Ademi e vënë në krye të protestuesve, ndaloi para gazetarëve për të dhënë një prononcim.

Ajo deklaroi e gatshme se shkodranët nuk do të tërhiqen nga rruga dhe nuk do të lejojnë Ramën që sipas saj ka vajtur në Shjodër për t’i pushtuar.

“Ne jemi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur shpirtin. Nëse i lejojmë më 1 korrik ose jemi në burg, si Bardh Spahia, ose të marrim arratinë. Të kemi një eksod të dytë. Ne nuk jemi këtu as me gaz lotsjellës, as me helm. Jemi me duar të hapura. Ne kemi dalë për tu thënë të vërtetën qytetarëve. Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të gjithë ndërkombëtarëve, ne jemi në emergjencë kombëtare. Nuk kemi ndërmend të lemë shtëpitë tona, të lemë qytetin tonë. Nuk mund të lejojmë një klikë kriminale të na marrë shpirtin”, u shpreh Ademi.