Meta: Kur shoh Bashën më rritet respekti për Ramiz Alinë

196
Sigal

Presidenti Ilir Meta ironizon ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Meta tha në Çim Peka Live se kur sheh Bashën, duke iu referuar bukerizimit të PD dhe dhunës ndaj demokratëve, i rritet respekti për Ramiz Alinë.

Nuk dua te bej me asnje koment per z.Basha. Ju a kam thene dhe po ju them qe nuk kam menduar kurre qe Shqiperia do katandisej ne kete derexhe. Kur shoh lidershipin aktual te PD, mua me rritet respekti per Ramiz Aline, qe kur fitoi pala tjeter iku nga posti dhe i hapi rrugen pales fituese.

Nuk kam nostalgji fare per Ramiz Aline sepse une jam student i Dhjetorit ’90, por si nuk mund te kesh respekt per te kur sheh keta *politikanet e qofteve* qe cdo gje e kane marre dhurate nga te tjeret dhe qe nuk ikin edhe kur humbin.  

Sot kemi politikane qe akuzojne Ilir Meten per tranzicionin. Pse? Sepse kam kerkuar zgjedhje gjitheperfshirese? Sepse kerkoj triumfin e votes se lire?”