Dekani Kule të japë dorëheqjen…

593
Sigal

Është në nderin e tij edhe pse ndoshta nuk e ka “ditur” që pedagogu i ekonomikut në kërkim ndërkombëtar, të gjejë strehë dhe të punësohet pikërisht në fakultetin që drejton Dhori Kule. Edhe si ish-rektor ai ka përgjegjësi për vetë funksionet dhe mënyrën se si rekrutohen dhe emërohen punonjësit e vet. Në të kundërt z. Kule le të bëjë publike, nëse i ka kërkuar organeve të specializuara për pedagogët që kanë punuar jashtë që çfarë figure kanë, a i ka kërkuar në momentin që ka marrë dosjen se ku ka qenë dhe, përse nuk i ka kërkuar dëshmi penaliteti nga karabinieria italiane. Po si ka mundësi që; njeri vartës i tij me drogë, tjetri me plagjiature, tjetri në kërkim, të tjerë të zhytur në zullumet e prokurimeve etj., etj. Ndoshta është koha të rihapen edhe njëherë letrat dhe auditohet veprimtaria e tij si ish-rektor, si ish-dekan dhe tashmë si dekan në detyrë. Por rasti i fundit është një skandal më vete edhe, nëse ai vërtetë nuk e dinte. Por tani është koha që në nderim të imazhit të fakultetit të Ekonomisë të japë dorëheqjen, ka proces penal për denoncimin nga Rektori Koni, për tenderët dhe ky rast i ka vënë kapak. Po si ka mundësi që edhe dekan, edhe rektor, prapë dekan, në këshillin bashkiak, në bord, në Bankën e Shqipërisë e shumë e shumë të tjera kur njerëzit janë pa bukë. Raste të njerëzve dhe pedagogëve të implikuar ka shumë. Me diploma dhe grada të blera ka edhe më shumë, si në Vlorë ashtu edhe ato jashtë vendit ku gjyqtarë, avokatë, apo dhe njerëz të zakonshëm kanë blerë e shitur diploma e grada në Shqipëri, Itali e deri në Angli. Është koha që “pehlivanët” e tempullit të dijes të largohen një sahat e më parë, në të kundërt të nisin hetimet për përgjegjësitë gjatë ushtrimit të detyrës dhe shpërdorimit të saj.