“Unaza e Re”/ Nis heqja e shtyllave, banorët bllokojnë punën

444
Sigal

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, sot punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë kanë dalë  në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët në të dyja anët e rrugës ku do të kalojë  segmenti i “Unaza së Re”.

Raportohet se punonjësit e bashkisë  kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve të Astirit.

Teksa banorët kanë hyrë sot në ditën e 23 të protestës, ata kërkojnë me ngulm  që të tërhiqet qeveria në vendimin për  prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut.

“Ka nisur heqja e shtyllave në zonën e Astirit.  Paralelisht po hiqen pemët dhe ndriçimit në dy anët e rrugës. Banorët kundërshtojnë me forcë vendimin. Banorët kanë mbetur tek njoftimit që ka bërë qëndro për mediat. Banorët e marrin kryqin në banesë si kryqin e shkualifikimit. Atë mendojnë  se kryqi është tregues për shkualifikimin në terren”, thekson gazetari Erjon Skëndaj.