Damian Gjiknuri: Gjermania partner strategjik në rajon

112
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri po zhvillon një vizitë në Berlin të Gjermanisë. Në vizitën e tij së bashku me Delegacionin e PS, Gjiknuri është ndalur në një takim me Martin Schulz. “Gjithmonë kënaqësi të takoj Martin Schulz, një mik i imi dhe mbështetës solid i Shqipërisë, aktualisht President i “Friedrich Ebert Stiftung”. E falenderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që fondacioni i ka dhënë Partisë Socialiste. Diskutuam për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian, rrugën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian.” Kështu ka shkruar Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit në publikimin e tij të shoqëruar edhe me foto nga takimi. Ndërsa më herët Gjiknuri ka ndarë edhe disa foto nga një takim me Sekretarin e Shteti në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik në Gjermani për të cilin ka shkruar se Gjermani e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. “Takim me Niels Annen, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik. Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale investimet që synojnë ndërlidhjen rajonale.” Kështu e përfundon publikimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri.