Veliaj: Kushdo që do kandidojë përballë meje për Tiranën , i mirëpritur

130

Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i quan armiq personat që do kandidojnë kundër tij për bashkinë e Tiranës. Veliaj tha se fushatën e ka marrë shumë seriozisht. “Kjo është një punë e përditshme. Jo për të punuar vetëm kur vjen fushata, për të punuar përditë. Përditshmëria, në këto kohë ka qenë kryesisht fokusi tek shkollat, kopshtet çerdhet e konviktet. Unë besoj se në qoftë se në vazhdojmë me këtë ritëm, pra ne nuk ndryshojmë nëse ka fushatë apo jo, sigurisht që ka gjëra, që mund të bëhen më mirë, ndaj edhe unë pres që kjo të mos jetë një fushatë me sharje, me shpifje, me ato goditjet nën brez, por të jetë një fushatë civilizuese, ku njerëzit thonë cilat janë idetë për ta çuar qytetin më përpara. Kushdo që kandidon nga disa fraksione të opozitës nuk është armiku im. Përkundrazi është një kontribues gjithashtu, se si ne mund ta bëjmë më mirë këtë punë. Unë fushatën e kam marrë seriozisht edhe në vitin 2019, kur nuk kishim një kandidat zyrtar të opozitës. Ishte vetëm një nga partitë e vogla të opozitës, që u përfshinë, sepse unë besoj që fushata merret seriozisht jo për kundërshtarët, por për njerëzit që thonë: Të kam vënë aty, që të bësh maksimumin, me sa ke fuqi dhe sa ke mundësi, sigurisht duke parë edhe rrethanat, që ishte Covid, tërmeti, por jo si justifikim, por si një mundësi.– u shpreh Veliaj. Ndërsa Veliaj në konferencën, të cilën zhvillohej nuk e nisi fjalën pa u rregulluar flamuri amerikan.