AKSHI- Tender të ri/ Pas shpartallimit të platformës, AKSHI kujtohet të punësojë 25 ekspert IT, për mbrojtje nga sulmet kibernetike

73
Sigal

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në vetëm 2 muaj, qysh pas sulmeve kibernetike ndaj vendit, ka kërkuar 25 specialistë IT-je. Sulmet kibernetike ndaj vendit tonë ndodhën më 17 korrik duke bërë kështu që sistemet shtetërore të dalin jashtë funksionit dhe duke mos pasur akses nga qytetarët për shërbime. Ndërkohë, duket se AKSHI është në krizë për punonjës të rinj dhe specialistë pasi nga kjo datë ka njoftuar për 30 vende pune, ku 25 prej tyre janë specialistë IT-je. Edhe pse qeveria dhe vetë kryeministri Rama u shpreh se nuk janë prekur të dhëna sensitive, sidomos në sistemin TIMS, një ditë më vonë prokuroria ndaloi publikimin e këtyre të dhënave për mediet duke i kërcënuar me fuqinë ligjit. Ndërkohë, specialistë ligjorë dhe njerëz të medias u shprehën se kjo është një censurë që po i bëhet medias dhe se një urdhër i tillë është absurd. Situata u përkeqësua kur dy javë më parë, në një raport Microsoft bëri me dije se sulmi ndaj vendit tonë është  kryer në 4 faza, duke nisur nga maji i vitit 2021.