Demokratët e Beratit i kanë kërkuar ish kryeministrit Sali Berisha të bashkoje PD dhe ta çojë në fitore.
Teksa kanë akuzuar kryetarin aktual Lulzim Basha se i ka braktisur, demokratët e qytetit të një mbi një dritareve i kanë rezervuar edhe një dolli ish-kryeministrit Berisha.
Një qytetar i ka bërë thirrje Berishës që të bashkojë PD-në.‘Basha ka kosheren, se bletët i kanë ikur. 80 % kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit.
Fëmijët e demokratëve janë braktisur. Do të ngre dolli për shëndetin tënd. Foltorja është një antibiotik për këtë pandemi’, tha qytetari.