Shehi: Shqipëria është përmbysje e madhe ekonomike

550
Sigal

Kreu i LKZH, Dashamir Shehi thotë se Shqipëria është në një përmbysje të madhe ekonomike.

Ndërsa sa i përket ndërtimit të shtetit të së drejtës, ai thotë se deri tani kanë dështuar.

I ftuar në ‘Byro Politike’ në AbcNews me Juli Xhokaxhi kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi nuk u shpreh optimist sa i përket situatës politike në vend.

‘I varfëri, i urituri nuk mendon për demokracinë. I urituri nuk njeh shije. Nga kjo pikëpamje Shqipëria është përmbysje e madhe ekonomike. Sistemi arsimor ende është difektoz. Ne kemi dështuar për të ndërtuar shtetin e së drejtës’, u shpreh Shehi.

Më tej ai theksoi se lidershipi shqiptar synon arritjen e interesave vetiake.

‘Ishim të zotët të rrëzonim komunizmin, por për të ndërtuar demokracinë kishim të gjithë difektet tona. Edhe unë marr përgjegjësitë e mia për disa gjëra.

Pak a shumë sot operojmë si ekonomitë e tjera, por si shtetet e tjera nuk operojmë akoma.

I kemi shpërdoruar disa detyra për interesa vetiake. Lidershipi shqiptar mendon se kjo karrige është e imja dhe nuk lëshon më’, tha Shehi.