Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë Ambasada e Kosovës organizon një pritje zyrtare

1020
Sigal

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë dëshiron të njoftojë se me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të organizojë një pritje zyrtare për personalitetet më të larta shtetërore të Republikës së Shqipërisë, trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të institucioneve shtetërore, personalitete të shkencës dhe kulturës shqiptare, në datën 13 shkurt 2020 duke filluar nga ora 18:00 në Hotel “Mak Albania”, Tiranë.

Ambasada fton të gjitha mediat në përcjelljen e kësaj ceremonie.