Ja cilat janë ushqimet më të këqija që dëmtojnë dhëmbët

236

A e dinit se ushqimet që konsumoni luajnë një rol kyç në buzëqeshjen tuaj të bardhë e plot shëndet?

Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe metoda të tjera të shëndetit dentar janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

Prindërit u thonë shpesh fëmijëve që mos të hanë shumë ëmbëlsira se përndryshe do u prishen dhëmbët.

Por hapi i parë për të parandaluar një gjë të tillë është që ata të ushqehen shëndetshëm dhe të shmangin duhanpirjen apo substanca të tjera që gërryejnë dhëmbët.

Për shembull, ekspertët kanë zbuluar disa ushqime që në përgjithësi janë të shëndetshme për organizmin por për dhëmbët kanë një ndikim shumë të keq.

Cilat janë ushqimet që sabotojnë shëndetin e shëmbëve?
Ekspertët këshillojnë që të tregoni kujdes ndaj këtyre ushqimeve, ose të konsultoheni me një dentist për një konsum të kujdesshëm të tyre.

Çaji i zi
Një studim mbi rolin e pijeve të gazuara, verës së kuqe, çajit dhe kafesë tek dhëmbët zbuloi të dhëna interesante.

Dhëmbët që ekspozohen ndaj kafesë pësojnë më pak ndryshim në ngjyrë se çaji i zi i cili ka tendencën të zverdhë dhëmbët.

Lëngjet e agrumeve
Acidet tek lëngjet e agrumeve shkaktojnë një gërryerje të madhe të smaltit të dhëmbit.

Më i keqi ndër to është lëngu i limonit që shkakton dëmet më të mëdha tek smalti dhe dhëmbi në përgjithësi, ndjekur nga lëngu i qitros e ai i portokallit.

Frutat e thata
Frutat e thata janë katastrofike për dhëmbët sepse përmbajnë shumë sheqer dhe janë të ngjitshëm.

Ato bëhen më të dëmshëm kur konsumohen veçmas sepse pështyma që prodhon goja nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të pastruar dhëmbët prej sheqerit.

Pijet sportive
Pijet që janë të pasura me elektrolite janë të dëmshme për dhëmbët.

Ato kanë aciditet të lartë

Studimet kanë treguar se këto pije shkaktojnë gërryerje të thellë të dhëmbëve dhe humbje të dendësisë së tyre.

Veç të tjerash ato kanë përmbajtje të lartë sheqeri.