AKU po helmon qytetarët me salsiçet vdekjeprurëse

158
Sigal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, kujtohet si “kofini pas të vjelave”, për tu bërë apel qytetarëve që të mos përdorin salsiçet “Wudi” që janë të infektuara me bakterien Listeria, pasojat e së cilës janë vdekjeprurëse tek fëmijët, nënat shtatëzëne dhe të moshuarit. Në vend që inspektorët e AKU të bllokojnë supermarketet dhe sekuestrojnë fabrikën, bënë “tellallin”, ndërkohë që salçiçet nga investigimi i djeshëm vazhdojnë të shiten në Tiranë. Ja lista e plotë

AKU pasi tentoi të varros skandalin e gripit të shpendëve, vjen në rolin e “tellallit” e lajmëron qytetarët për salsiçet që i helmojnë

 

AKU ka bërë sërish rolin e “tellallit” duke lajmëruar qytetarët të mos konsumojnë Salsiçe me bakterin vdekjeprurës  “Wudy” . Edhe pse njoftimi nga autoritetet italiane ka ardhur që një ditë më parë, edhe sot këto produkte janë tregtuar lirshëm në supermarketet shqiptare.

Në dyqanet dhe supermarket shqiptare janë duke u tregtuar salçiçe, që përmbajnë virus vdekjeprurës. Alarmi jepet nga AKU, e cila në një njoftim publik ka sqaruar faktin se salsiçet Ëudi, sipas një njoftimi nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë, kanë rezultuar me praninë e bakterit ‘Listeria monocytogenes STI55’, e cila shkakton sëmundjen e Listerozës, që për disa njerëz mund të jetë vdekjeprurës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar edhe shënimet e loteve të kësaj salsiçeje që janë të kontaminuara dhe që janë hedhur në treg e shumë prej tyre janë konsumuar edhe nga qytetarët.‘Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!’, thuhet në njoftimin e AKU-së. Por teksa AKU i bën thirrje qytetarëve të mos i konsumojnë, u bë një vëzhgim në dyqanet dhe supermarketet e Tiranës, kryesisht në zonën e Ali Demit. Disa prej tyre nisën heqjen e produktit nga raftet vetëm në momentin që lajmi u bë publik në media, çka dëshmon se AKU apo Ministria e Bujqësisë nuk ka kryer asnjë kontakt të mëparshëm me këto subjekte që këto produkte të kontaminuara të hiqeshin nga tregu, edhe pse njoftimi nga autoritetet italiane ka ardhur të paktën që një ditë më parë. Por teksa disa subjekte po i hiqnin këto produkte pasi lajmi doli në media, disa të tjerë vijonin t’i shisnin pa asnjë lloj problemi. Një nga Lotet e prodhimit që ka rezultuar është -1825669, Datë Skadence: 03/10/2022 dhe  : 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022, të cilin e shikoni në njoftimin e AKU-së, e kjo salsiçe e kësaj linje prodhimi vijon të shitet në treg në zonën e Ali Demit edhe pse duhej hequr. Një tjetër problem është edhe mungesa e informacionit nga AKU apo Ministria e Bujqësisë se sa është sasia e këtyre salçiçeve që janë hedhur në treg dhe cilat ishin hapat e marra për bllokimin e saj.

Ndërkohë AKU nuk ka ndërmarrë masa në kohë për ndalimin e tregtimit të produkteve ‘Wudy’, por kanë qenë vetë pronarët e supermarketeve që i kanë hequr nga vitrinat këto produkte pas lajmeve.

AKU pjesë e krimit

Institucioni i AKU është formalisht përgjegjës për sigurinë ushqimore në vend, dhe e kryen atë në mënyrën më të rëndomtë të mundshme, me metodikën e kontrolleve dhe gjobave. Ndonjëherë për të treguar se e ka mendjen në vend kemi dhe deklarata të tilla si ajo e Drejtoreshës së e AKU-së, ku  në një intervistë televizive tha se disa biznese mashtrojnë me etiketat, që ia vendosin produkteve. Pra e dinë që ka abuzime, ama kur vjen puna për të vepruar bëjnë rolin e “ me ka çuar nëna me la gojën” dhe reagojnë pasi është vënë në rrezik jeta e qytetarëve nga produkte të pasigurta. Raste janë të shumta. Më herët AKU la që akulloret dhe biskotat me substanca të rrezikshme mbushin tregun shqiptar, teksa BE nuk i lejoi në qarkullim.

Ideja është që inspektori i AKU të mos gjurmojë dyqanet, apo tregtarët për të marrë ndonjë lekë, por po t’i mbyllin sytë për këtë, u zbulua se vetë Inspektori i AKU që duhet të kontrollojë cilësinë e ushqimeve, prodhon vetë majonezë dhe ketch up në garazhdë dhe i shet.

Pula që shiten në treg janë të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u zbërthehet edhe me ujë dushi! Por ama gripi i pulave i rëndoi më tepër skandalit të pulave. AKU heshti dhe atëherë, megjithatë edhe pse në ligj shkruhet qartë se AKU duhet të dalë me një listë emrash të kompanive në raste të rrezikshmërisë të produkteve për konsumatorët. Qytetarët mbetën në terr dhe të rrezikuar. Pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve kanë qëndruar në qiell të hapur e flitet se u fsheh e vërteta ndaj qytetarëve për ngordhjen e gati 1 mln pulave. Kompanitë një pjesë e hodhën në treg.

Po çfarë është ky bakter dhe kush preket?

Sipas njoftimit të vet AKU, Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria.Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje, në grupet me ndjeshmëri të lartë. Tek të rriturit e shëndetshëm, Listeria mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me gripin. Ajo mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me një sistem imunitar të dëmtuar ose të dobësuar. Gjithashtu, mund të preken edhe pjesë të tjera të trupit, si kockat, nyjet dhe kraharori. Sipas shpjegimit të faqen zyrtare të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive, CDC, listerioza është një sëmundje e rëndë infektive, që shkaktohet nga bakteri që raportohet, që gjendet në salsiçet e lartpërmendura.

Kush është biznesmeni që po vdes qytetarët me ushqim kancerogjen

Sallamet Wudy, për të cilat Autoriteti Kombëtar i Ushqimit lëshoi alarmin këtë të mërkurë, futen në Shqipëri nga kompania Frigo Food, në pronësi të biznesmenit Sokol Meqemeja. Kompania është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër NIPT J91501001C dhe pronësi 100 për qind të aksioneve nga Sokol Meqemeja. Për vitin e kaluar, kompania raporton një fitim neto prej 13 milionë lekësh. Por, ndaj saj ka pasur akuza të vazhdueshme për evazion fiskal, pasi dyshohet se hedh në treg prej vitesh mish e nënprodukte mishi të skaduara, ose në prag skadence. Kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është futja e produkteve me përmbajtje të lartë bakteriale, apo edhe me përmbajtje kancerogjene.Pavarësisht këtyre akuzave dhe dyshimeve, Sokol Meqemeja, njohur për lidhjet e afërta me ish-ministrin e Financave e ka vazhduar aktivitetin i pashqetësuar.Së fundmi, ai është afruar edhe me qeverinë e Ramës, fillimisht me ndërtimin e hidrocentraleve dhe më pas si blerës i një prone publike në Tiranë me një vlerë qesharake vitin e kaluar sipas vox. Pronën e ka blerë kompania e ndërtimit “Building Construction”, me nipt: L11401034P. Në letra, pronar i kësaj kompania është Ilir Merja dhe administrator Imer Memeta. Por, pas kësaj kompanie fshihet Sokol Meqemeja.Në 24 gusht të vitit 2014, Sokol Meqemeja ia dhuroi aksionet e kompanisë Ilir Merjas, duke e kontrolluar kompaninë përmes këtij të fundit, pasi Meqemeja ishte akuzuar në disa raste si pjesë e mafies së mishit të “Fast Food”, koncesioneve të HEC-ve dhe aktiviteteve të dyshimta në disa kapanone buzë rrugës Hotolisht-Librazhd.

Ja si të evidentoni produket me rrezikshmëri sipas datave

Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;

LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;

LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;

LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;

LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;

LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;

LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;

LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;

LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;

LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;

LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;

LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;

LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.

Emri i Produktit: ËUDY 250GX15 EST;

LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;

LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;

LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;

LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;

LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;

LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;

LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;

LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;

LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.

Emri i Produktit: ËUDY FORM.150GXEST;

LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;

LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;

LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;

LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;

LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;

LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;

LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;

LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;

LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;

LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.

Emri i Produktit: ËUDY GR.250 X EST.;

LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;

LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;

LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;

LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;

LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;

LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;

LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;

LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;

LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.

Emri i Produktit: ËUDY SNACK 100GX35;

LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.