Dako: Në fund të 2016, legalizohen gjithë tokat e Sukthit, në 8 vjet PD nuk bëri asgjë

458
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është takuar me gratë e Sukthit. Me ndarjen e re administrative-territoriale zona e Sukthit është bërë pjesë e bashkisë së re të qytetit bregdetar. Në fjalën e tij Dako ka shpalosur platformën e tij dhe të forcës politike që ai përfaqëson lidhur me rolin e gruas në politikë dhe në jetën sociale. Përveçse në rolin e shtrenjtë të nënës që rrit dhe edukon fëmijët tanë, për ne, gruaja është fuqia e madhe e ndryshimit dhe zhvillimit, është shprehur Dako në takim.
Më tej, duke ju rikthyer problematikës së fshatit, kandidati i Aleancës së Shqipërisë Evropiane për bashkinë e Durrësit, është zotuar se deri në fund të vitit të ardhshëm, do të legalizohen të gjitha pronat e patundshme në Sukth. “Sukthi është një pikë e rëndësishme për ne”,është shpreshur Dako, duke shtuar se kemi projekte të rëndësishme për të realizuar në këtë zonë. “E tillë është rruga që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Bregdetin, e cila do të nisë së ndërtuari në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm”, ka vazhduar Dako.
Ndërkaq, Kryebashkiaku Vangjush Dako ka bërë të qartë platformën e tij lidhur me pronat në zonat rurale. “Ka 25 vjet që shumë prona nuk janë regjistruar akoma”, tha ai. “Shumë shpejt nis regjistrimi i tokave dhe në muajt janar dhe shkurt procesi i azhornimit do të ketë përfunduar. Pas këtij proçesi do të nisë legalizimi i çdo pasurie në këtë zonë. Ky është një zotim i përbashkët i yni në bashkëpunim me Qeverinë. Deri në fund të vitit 2016, Sukthi do të jetë tërësisht i legalizuar,” ka thënë Dako.
Në vazhdim të takimit me gratë e Sukthit, Dako ka kritikuar Opozitën se nuk ka bërë asgjë për këtë zonë edhe pse qëndroi për një kohë të gjatë në pushtet. Ai tha se “bashkia e Sukthit nuk ka bërë asgjë për banorët e saj”. Sipas Dakos, situate në këtë zonë është e mjerueshme dhe me mungesë të theksuar idesh për zhvillimin. “Gjithçka në Sukth është kaos dhe rrëmujë. Në 8 vjet në qeveri, PD nuk bëri asgjë për Sukthin”, tha Dako.
Më pas, ai shtjelloi vizionin e tij për zhvillimin e Sukthit. “Hidhini një sy Durrësit, dhe do të shihni se si është transformuar çdo gjë atje. Përvojën tonë në Durrës do ta sjellim këtu. Veç Sukthit edhe Ishmi, Manza, Rrashbulli dhe Katundi i Ri, do të njohin transformime të mëdha”.
Sigal