Shpërthen RAI 3: Kush denoncon trafikantët përndiqet nga qeveria. Ja faktet e antidrogës

375
Sigal

RAI3 shpërthen sërish me reportazh për hashashin në Shqipëri

Kryeministri Rama e quajti gazetari të turpshme reportazhin e RAI3 për rritjen 1200 % të kultivimit të hashashit në Shqipëri. Mirëpo, për të përgënjeshtuar kryeministrin Rama, Radio-Televizioni Italian RAI3 i kushtoi dje sërish  tjetër kronikë narkotrafikut në Shqipëri. Kësaj here intervistoi ish-oficerin e antidrogës Dritan Zaganin duke dhënë vëmendje çështjes që implikoi edhe ish-Ministrin Saimir Tahiri. “Duke hetuar për një narkotrafikant në Vlorë [i bandës së Habilajve], arrita të bija në gjurmët e një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”. Saimir Tahiri, u detyrua të jepte dorëheqjen për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij ishin trafikantë. Vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania ku po zhvillonin biznesin e tyre duke shitur marijuanë. Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim. “Unë nuk munda ta hetoja bandën, por banda më futi mua në burg”, u shpreh Zagani. RAI3 thotë në kronikën e saj se “Zagani sot është refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse zbuloi korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri”. Njësoj si Zagani, edhe 5 policë të tjerë kanë kërkuar azil me histori të ngjashme me të tijën. Zagani ndërkohë rezulton mes më të kërkuarve nga interpoli dhe shteti shqiptar, pasi akuzohet për dekonspirim dhe rrjedhje informacioni.