Toska: Do ta kthejmë infrastrukturën rrugore e bujqësore, në model europian

398
Kandidati i majtë për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska ka vijuar takimet e toj me banorë të lagjeve të Cërrikut. Ndalesa e tij e rradhës këtë herë ishte Shtërmeni, vendlindja e tij, ku gjatë fjalës së tij Toska u premtoi banorëve një infrastrukturë rrugore e bujqësore, e cila sipas tij mungon prej vitesh. 
“Vijuam sot në vendlindjen time Shtërmenin, nga ku patëm emocione të forta dhe besim të hekurt për programin tonë duke i dhënë Shtërmenit atë që meriton prej vitesh: një infrastrukturë rrugore e bujqësore të një modeli europian, hapësira publike me gjelbërim ,një sistem të rregullt shpërndarjeje uji të pijshëm, kanalizime me standarte dhe një mirëmenaxhim tërësor të zones”, u shpreh Toska.
Gjithashtu Toska nuk ka lënë pa përmrndur edhe investimet që ai do të realizojë për sportin dhe në vecanti për ekipin e peshëngritjes së Shtërmenit, duke i kthyer krenarinë. “Do të investojmë në sport dhe konkretisht në peshëngritje duke i rikthyer krenarinë e dikurshme ekipit të peshëngritjes së Shtërmenit. Në Shtërmen mendja dhe zemra janë bashkë në drejtimin e duhur”, tha Toska.
Sigal