“Po shkatërrojnë e ndotin mjedisin”, banorët e Bënçës protestë për punimet në aksin Tepelenë-Progonat

349
Sigal

Punimet që po kryhen në aksin Tepelenë-Progonat kanë ngritur në protestë banorët e fshatit Bënçë.

Ata pretendojnë se punimet po shkatërrojnë mjedisin. “Sot jemi mbledhur për një shqetësim që kemi me një firmë që ka ardhur në zonën e Bënçës për ndërtimin e rrugës Tepelenë- Progonat. Ujërat që derdhen nga kantieri zbresin në lumë, lumi turbullohet dhe zhduket trofta sepse lumi jonë është i pasur me troftë,” thotë një banor.

Thonë se për këto shqetësime, u janë drejtuar dhe autoriteteve por pa marrë asnjë përgjigje.

“Tani për këtë projekt në 25 shkurt të vitit të kaluar, firma pa praninë  e bashkisë, pa ekspertë kërkoi dëgjesë me ne. E kemi bërë dhe ne kemi qenë kundër këtij ndërtimi,” thotë banori.

“Zumë zotin Çuçi këtu bashkë me kryetarin e bashkisë, bashkë me kryetarin e partinë nuk na dhanë asnjë shpjegim. Do ta gjejmë, do ta gjejmë kanë një vit e gjysmë që na thonë kështu. Hajde, nëse ne jemi gabim të na thoni ju zotëri,” thotë një tjetër banor pwr Ora News.

Në  mbështetje  të  banorëve  të Bënçës ishte  edhe  ambientalisti Sazan  Guri  i cili  ngriti  alarmin për  shfarosjen  e  florës  dhe  faunës  në  këtë  zonë.

Fshati  Bënçë është një  ndër  fshatrat  ku  prodhohet  mjalti, por  këtë  sezon  bletët sipas banorëve  po  dëmtohen për shkak të ndotjes se krijuar nga punimet për ndërtimin e rrugës.