Çudia e radhës e dy partive të mëdha, shpallin secila fitoren në Dibër

451
Sigal

Dibra
ka zgjedhur dje mes Muharrem Ramës së PS-së dhe Sherefedin Shehut të PD-së për
detyrën e “të parit të bashkisë”. Rreth orës 20:30 kanë mbërritur në KZAZ
shumica e kutive nga qendrat e votimit, ndërsa pritet që më vonë të dorëzohen kutitë
e njësisë së Lurës. Zëdhënësja e Shtabit të PD-së në Dibër, Irini Shenu në një
deklaratë për mediat u shpreh se nga informacionet e PD-së kandidati i saj,
Sherefedin Shehu ka fituar bindshëm. Më herët Blerina Gjylameti tha se “fitorja
e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do ta dëshmojnë kur të
përfundojë procesi i numërimit”. Nuk kanë munguar gjatë ditës denoncimet për
blerje të votës me anë të thasëve me miell apo votues që kanë fotografuar votën