Sotiraq Hroni: Nismë pozitive

1052
Një aktivist, i cili prej 2 dekadash është pjesë e shoqërisë civile në fushën e sigurisë, e vlerësoi si pozitive nismën. “Unë kam një vlerësim pozitiv me thënë të drejtën dhe në eksperiencën time gati prej dy dekadash në shoqërinë civile, kjo është hera e parë që shikoj një institucion publik të nivelit të lartë, politik-bërës, që është i hapur ndaj evidencave dhe inputeve të ndryshme kanë ardhur nga aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu shoqërinë civile. Kjo tregon që është një përpjekje e sinqertë. Ky është reagimi im i parë me kolegët sa e lexova kur mu dërgua nga ministria. Unë kam parë një vlerësim real dhe kur është një vlerësim real është një vlerësim i sinqertë. Dhe duke qenë i sinqertë mund të gjenden zgjidhjet pavarësisht problematikave që mund të ketë”, nënvizoi Hroni.

Pas konsultimit të gjerë publik, projektligji pritet të miratohet në muajin janar 2018 në qeveri dhe më pas të kalojë në Kuvend.
Sigal