Basha e rikthen në PD, Besnik Mustafaj flet për pozicionin e ri: Nuk erdha për poste

250
Sigal

Besnik Mustafaj është rikthyer sërish në PD. Pas largimit të bërë disa vite më parë, Mustafaj është afruar sërish me selinë blu më shumë se një vit më parë, por së fundmi ai ka marrë dhe një rol drejtues.

Në kuadër të hapjes së PD-së dhe nisjes së procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie me “një anëtar një votë”, Lulzim Basha i ka besuar një rol drejtues Besnik Mustafajt.

“Nuk jam kthyer për poste, por për nje proces sa më të drejte”, ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm.

Mustafaj do jetë jetë pjesë e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve, ku bashkë me të do jetë dhe Genc Ruli, i cili do jetë kryetar në këtë komision. Ata do ketë për detyrë që të përpilojnë listën e deputetëve në të gjithë qarqet e vendit e më pas do e dërkojnë atë për miratim në Kryesinë e PD.