Aksident i frikshëm për Marquez, 6 herë kampioni i botës pëson frakturë

245
Sigal

Ishte gara e parë e sezonit të MotoGP dhe nuk ka shkuar aspak mirë për Mark Marquez, kampionin në fuqi.

Piloti spanjoll në pistën e shtëpisë, Jerez, nuk mundi ta mbyllte garën, sepse pesë xhiro nga fundi pësoi një aksident të frikshëm.

Marquez ishte mbi barrierë në momentin kur shkeli gazin nga dëshira për të rikuperuar pozicione duke qenë se më parë kishte dalë jashtë piste dhe u detyrua ta vazhdonte garën nga vendi i fundit, por kjo lëvizje e fluturoi nga motori duke u përplasur fort në tokë.

Menjëherë, piloti i Hondas mori ndihmën e parë, teksa brrela më pas e përcolli për në qendrën shëndetësore në pistë.

Pas garës, shefi i Hondës, Alberto Puig, ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e Marquez.

“Doktorët po e kontrollojnë dhe duket se ka një frakturë në krah. Por, më mirë është kur të flasin mjekët sepse kontrollet po vazhdojnë. Ka marrë një goditje shumë të fortë në krah dhe po shikojmë. Mendoj se nuk do ta çojnë në spitalin e Jerez dhe do të jetë këtu për njëfarë kohe. Me shumë mundësi ka një frakturë, jo në kyç, por në pjesën e sipërme të krahut”, u shpreh shefi i Hondas.