COVID-19/ Bashkia e Tiranës: Nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët e UKT

345
Sigal

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19.

Në një postim të bërë në twitter, Veliaj thekson se duke nisur nga muaji Mars, UKT do të pezullojë kamatvonesat për abonentët.

“Në kuadër të masave për lehtësimin e gjendjes për qytetarët që preken nga situata e krijuar nga virusi #COVID19, UKT njofton se duke nisur nga muaji Mars do të pezullohen kamatvonesat për abonentët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga UKT”, shkruan Veliaj.