Presidenti Meta pret në presidencë Pastorin, Fitor Muça e vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

138
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Pastorin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Fitor Muça: “Me mirënjohje për përkushtimin e pandërprerë gjatë tri dekadave, në ndihmë të njerëzve në nevojë; për shërbesën në mbjelljen e shpresës si dhe në fuqizimin e vlerave njerëzore e kombëtare në shoqërinë shqiptare post-komuniste. Në vlerësim të angazhimit të veçantë dhe vetëmohuesgjatë krizës së Kosovës si dhe për punën e palodhur për t’u ardhur në ndihmë shumë të pastrehëve në qytetin e Tiranës.”

Në fjalën e Tij drejtuar familjarëve, drejtuesve dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar pjesëmarrës, të dashur miq dhe të ftuar, zonja dhe zotërinj.

Është kënaqësi të jemi sot, së bashku, për të vlerësuar kontributin e pastor reverendFitor Muçës, i cili prej tri dekadash i është përkushtuar me shpirt e zemër mbjelljes së shpresës dhe mbështetjes së njerëzve më në nevojë.

Në një moment të veçantë të shoqërisë sonë, siç qenë ngjarjet që sollën pluralizmin politik, pastor Muça hyri në rrjedhën e ndryshimit epokal, të hapjes së besimit në Perëndinë.

Ai e nisi këtë udhëtim 30 – vjet më parë, përmes themelimit të kishës ungjillore ‘Rilindja’, si një shërbesë shpirtërore, që prek individin, shoqërinë dhekombin.

Në përditshmërinë e përkushtimit, pastor Fitor Muça iu ka shërbyer njerëzve në nevojë dhe të pastrehëve, në të gjithë hapësirën e qytetit të Tiranë, për sigurimin e bukës së përditshme, falë edhe mbështetjes dhe ndihmës së Fondacionit ‘Shpresë për Shqipërinë’- tha ndër të tjera Meta.